Ish Kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë mbrëmje denoncimin e një qytetari i cili pretendon se këtë të shtunë në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako kanë hyrë e dalë dy prokurorë si dhe deputeti i PS-së Spartak Braho.
Berisha shkruan se ky është “hetimi” që po kryhet nga prokuroria në lidhje me akuzat e shumta që opozita ka bërë kundrejt Vangjush Dakos, i cili sipas tyre është i lidhur ngushtësisht me grupin kriminal të Avdylajve në Shijak për shitjen e blerjen e votave.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Ky eshte hetimi i Gjushit. Baba Taku dhe ndrikull Prenga avoketerit e tij! sb
“Zoti Berisha ne bashkine e durresit mbrame rreth ores 11:25 kan hy ne bashkin e DR dy prokurore nje nga pk ishte donika prenga prokurore e Dr kane dal me vangjushin rreth ores 12:04
Dhe ishe dhe sparthak braho kur dolen nga bashkia.”