Detajet interesante të Reuters: Rama nxitoi të shpallte largimin e Xhafës

Shqipëria

Detajet interesante të Reuters: Rama nxitoi të shpallte largimin e Xhafës

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 19:46
Fatmir Xhafaj

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters publikoi një raportim pas largimit të Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm.

Sipas saj, ai kreu një aksion të rëndësishëm antidrogë, por nuk kapi Klement Balilin.

“Dorëheqja e Xhafës ishte një surprizë pasi vjen një javë pasi policia arrestoi 27 persona në një operacion të madh për kapjen e një rrjeti droge dhe dy ish-ligjvënësve socialistë, por dështoi në kapjen e një baroni të drogës, që ka shmangur arrestimin prej dy vitesh”.

“Xhafaj erdhi në detyrë pas kontributit për një reformë të rëndësishme për gjyqësorin, që kishte për synim ta pastronte nga gjykatësit e korruptuar, duke i siguruar atij mesa duket mbështetjen e diplomatëve perëndimorë.”

Sipas Reuters, Rama i doli në krah kur Xhafës i doli historia e vëllait të dënuar për drogë në Itali, por tani nxitoj që të shpallte largimin.

“Ai e shpalli dorëheqjen herët të shtunën në mëngjes në median sociale, kurse Xhafës iu deshën disa orë për ta pranuar, pasi u tha gazetarëve se po kalonte kohë me familjen”.

“Paraardhësi i Xhafës, Saimir Tahiri dha po ashtu dorëheqjen që të hetohej për lidhje të dyshuara me një rrjet të trafikut të kanabisit, i drejtuar nga disa kushërinj të largët. Kjo bëri që shumë të pyesin se pse Rama nuk mund të zgjedhë një ministër të Brendshëm të pastër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat