Në SPA-në ku seksi me pagesë ishte një shërbim ekstra dhe pasionet e menaxheres së arrestuar…

Shqipëria

Në SPA-në ku seksi me pagesë ishte një shërbim ekstra dhe pasionet e menaxheres së arrestuar…

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 06:43
Ilustrim

Pushimet, e sidomos në bregdet, duket të jetë një nga pasionet e menaxheres së një qendre SPA-je në Tiranë, ku sipas policisë, veç shërbimeve të zakonshme të këtij lloji biznesi, ofrohej edhe një shërbim ekstra i paligjshëm: Seksi me pagesë.

Image

R.M., 33 vjeçe, e arrestuar në kuadër të aksionit policor, “Extra Service 2”, shfaq shpesh në rrjetet sociale ditët e relaksit, kryesisht në plazhet e jugut, por nuk mungojnë as destinacionet e tjera jashtë vendit.

Pushimet on Vidnews.

Menaxherja, e cila akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, një vit më parë, ka marrë pjesë në një aktivitet të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, që ka pasqyruar edhe në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në Facebook, nuk mungojë gjithashtu as fotot që shpërndan nga palestra, që duket të jetë një tjetër hobi i saj, apo ato nga SPA-ja ku zhvillohej aktiviteti i jashtëligjshëm.

Image

Ndërsa në faqet e qendrës së masazheve në rrjetet sociale, që ndodhet jo larg zonës së “Pazarit të ri”, postimet janë ato të zakonshmet për një biznes të këtij lloji.

Një vit më parë, qendra e masazheve ku ushtrohej prostitucion, është reklamuar edhe në një televizion kombëtar, gjatë një emisioni.

Konferenca on Vidnews.

33-vjeçarja bashkë me  A.T., 32 vjeçe, administratoria e qendrës së masazhit (e cila është në kërkim), sipas Policisë: vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara, të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

***

Seks në qendrën e masazhit, pranga menaxheres në Tiranë. Kapen mat 3 punonjëse

Zbulohet nje tjeter qender masazhesh ne Tirane, qe nen masken e relaksit, ofronte sherbime ekstra per meshkujt, sigurisht kundrejt pageses. Policia ben me dije se ka finalizuar operacionin policor i koduar “Extra Service 2”.

SPA on Vidnews.

Ne pranga eshte vene menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratoria. Nderkohe qe procedohen te lira tre punonjeset qe punonin ne qendren e masazhit.

Njoftimi i plote 

Arrestohet menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratoria.

Procedohen në gjëndje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases :

– R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.

Si dhe u shpall në kërkim administratoria e qendrës së masazhit, shtetasia :

– A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

– 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat