Fuga: Xhafaj nuk u largua, as për vëllain, as për arsye personale, çdo ikje ka një pamundësi për…

Shqipëria

Fuga: Xhafaj nuk u largua, as për vëllain, as për arsye personale, çdo ikje ka një pamundësi për…

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 10:20
Artan Fuga

Pedagogu dhe Akademiku, Artan Fuga, ka komentuar largimin e nga detyra të ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

Fuga në një postim në Facebok, shkruan se Xhafaj nuk u largua për asnjë arsye personale dhe as për skandalin me vëllain e tij, por “në çdo dorëheqje ka një pamundësi veprimi, sepse mosveprimi të jep përgjegjësi që nuk do t’i mbash, nuk dëshëron t’i mbash”.

Postimi i tij:

Parashutimi i gjeneralit!

Dorëheqja e ministrit të brendshëm !!!

Përtej atyre që e konsiderojnë si një fazë e re suksesesh që do të arrihen (edhe mundet, por nuk kam arsye të besoj),

Përtej atyre që e konsiderojnë si një fitore të opozitës (edhe mundet por le ta shohim me prova në kuptimin përtej politik),

Përtej atyre që gjejnë konspiracione, luftë për pushtet, përplasje klanesh (edhe mundet, por janë në nivelin e supozimeve).

Sa më vjen në ndërgjegje është që :

Ministri i brendshëm nuk u dorëhoq për arsye personale, as për vëllain, xhaxhain, çunin e tezes apo komshiun!

Nuk janë këta faktorët vendimtarë shpjegues.

Në çdo dorëheqje ka një pamundësi veprimi, sepse mosveprimi të jep përgjegjësi që nuk do t’i mbash, nuk dëshëron t’i mbash.

Pikërisht në kohën kur ai deklaron : Shihni se çfarë do të ndërmarr këtë javë!!!
Dorëhiqet kur paskish vendosur të vinte dorë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat