Basha zbulon arsyet pse u largua Fatmir Xhafaj

Shqipëria

Basha zbulon arsyet pse u largua Fatmir Xhafaj

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 10:30
Lulzim Basha dhe Fatmir Xhafaj

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim gjatë ditës së sotme me banorët e zonës së Manzës në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka treguar edhe arsyet se pse është larguar nga detyra e ministrit të Brendshëm.

‘Xhafaj kishte frikë se si të shpëtonte vëllain e dënuar për drogë. Ai u largua i shkatërruar.

Kjo është një arsye pse u largua. Xhafaj u largua nga frika e përballjes me përgjegjësin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe njerëzit e tjerë që janë të përfshirë në manipulimin e dosjes së ministrit.

Dosja e tij u bë publike falë qëndresës së opozitës’, tha Basha.

Po ashtu Basha tha se Xhafaj nuk pati guximin të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat