LSI si PD, sulmon ministrin e ri të brendshëm akoma pa marrë detyrën

Shqipëria

LSI si PD, sulmon ministrin e ri të brendshëm akoma pa marrë detyrën

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:02
Petrit Vasili

Posti i ministrit të Brendshëm vijon të jetë një prej detyrave më të sulmuara në vendin tonë.

Pas betejave ndaj Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt, opozita ka nisur oponencën ndaj emrit të ri në krye të këtij institucioni mjaft të rëndësishëm në vend.

Edhe pse ky i fundit nuk ka nisur ende punë, forcat opozitare kanë dalë në konkluzion se ai është garant i krimit dhe trafiqeve.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se ky post është një tender që pasohet njësoj.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Ministria e Brendeshme tender i perjetshem i kryeministrit.

Ministria e Brendshme ka pushuar se qeni nje instrument ekzekutiv dhe politik i fuqishem dhe pa kompromis ndaj krimit dhe trafiqeve.

Ajo eshte thjesht nje tender i hapur te cilin e fiton kushdo qe garanton se do mbetet e tille pra:garante e krimit dhe luftuesja me e madhe e tij.

Kryeministri eshte garanti politik maximus i nje ministrie te tille farse, dekonspiruese operacionesh, e ç’interesuar per cdo informacion te vlefshem ndaj krimit, pra e perseris te nje ministrie garante te krimit dhe jo asgjesuese e tij.

Per cdo ore qe garanti maximus vazhdon te jete ne krye te qeverise rendi publik eshte nje fjale dhe jo nje realitet dhe krimi do te kete perballe nje mik dhe garant te forte.

Fituesit e tenderit te ministrise se brendeshme permbushin gjithmone te njejtat kushte kushdo qofte drejtuesi i radhes’,shkruan Vasili

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat