Rritje dyshifrore e eksporteve në Shqipëri

Shqipëria

Rritje dyshifrore e eksporteve në Shqipëri

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:30
Foto

Në këtë 9-mujor, tregtia me jashtë në Shqipëri ka shënuar një performancë pozitive, veçanërisht në eksportin e mallrave shqiptare.

Eksportet e mallrave arritën në shtator vlerën 26 miliardë lekë, duke u rritur me 8.7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 28.0 %, në krahasim me gusht 2018.

Përsa i përket eksporteve, në këtë 9-mujor ato shënuan rritje me 15,3 %, ku krahasuar me vitet paraardhëse shifrat janë: në vitin 2011- 146 mld lekë, në 2012- 157 mld lekë, në 2013- 182 mld lekë, në 2014- 193 mld lekë, në 2015- 186 mld lekë, në 2016- 177 mld lekë, në 2017 -201 mld lekë, ndërsa 2018- 231 miliardë lekë.

Ndërsa importet në shtator të këtij viti arritën vlerën e 51 miliardë lekëve.

Në 9-mujorin 2018 importet u rritën me 3%, ndërsa importet e makinerive 6,3 % më shumë.

Në vitet shifrat importeve janë: në vitin 2011- 394 mld lekë, në 2012-389, në 2013- 367 mld lekë, në 2014- 398 mld lekë, në 2015- 392, në 2016- 424 mld lekë, në 2017- 453 mld lekë dhe në 2018- 467 mld lekë./Ata/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat