‘E gjithë vëmendja për ju’! Slogani i rilindjes prezantohet nga kriminelë të dënuar për ...

Shqipëria

‘E gjithë vëmendja për ju’! Slogani i rilindjes prezantohet nga kriminelë të dënuar për ...

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:34
Edi Rama

Partia Socialiste ka prezantuar prej disa javësh sloganin e saj “E gjithë vëmendja për ju”, para qytetarëve.

Pasi e anonçoi në mbledhjen e fundit të Asamblesë, drejtuesit e Rilindjes po e prezantojnë këtë slogan edhe përballë anëtarëve dhe qytetarëve të thjesht, në takimet parapërgatitore për afrimin e fushatës së zgjedhjeve lokale.

Sot në redaksinë e gazetës “standard” ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i cili ka dashur të mbesë anonim, i cili ka pohuar se po flitet për një çështje të rëndësishme, siç është e drejta e pronës dhe që kryeministri Rama ulëriste në fushatë, duke fajësuar edhe ish-aleatin e saj LSI.

“Sic shihet dhe ne foton e postuar nga deputetja e PS-se Blerina Gjylameti, per te folur per slloganin e gjithe “Vemendja per Ju” ne drejtimin e ketij takimi ka qene dhe Alfred Sulaj, ish-kryetari i Komunes Kashar, i arrestuar ne vitin 2007 per falsifikim dokumentash dhe mbivendosje pronash. Deputetja Gjylameti e cila ka postuar foton e ketij takimi dhe ka harruar qe prej dy vjetesh debati politik zjen per ceshtjen e dekriminalizimit, teksa ajo po ben nje takim partiak me z.Sulaj, i cili gjithashtu eshte arrestuar dhe per plagosje, nje ngjarje e ndodhur ne vitin 2011 per plagosjen e Dashamir Sorres”, theksoi qytetarri ne denoncimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat