Kufizimi i pijeve energjike. Nutricionistët: Kanë pasoja

Shqipëria

Kufizimi i pijeve energjike. Nutricionistët: Kanë pasoja

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 21:06

Qeveria ka paraqitur në Kuvend një nismë që ka si qëllim kufizimin e tregtimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar për personat nën 18 vjeç.

Ligji parashikon gjobë deri ne 100 mijë lekë të vjetra për këdo që u tregton pije energjike personave të mitur.

Parlamenti e miratoi në seancën e së enjtes ligjin për pijet energjike në mbrojtje të shëndetit fizik dhe mendor të të miturve.

Nutricionistja Enkeleda Ferrollari shpjegon dëmet që shkaktojnë në organizmin e një të mituri përdorimi i pijeve energjike.

“Kanë sheqer dhe stimulues që janë elementë të dëmshëm për organizmin. Sasia e madhe e kafeinës shkakton te adoleshentët probleme me gjumin dhe nervozizëm”, shprehet Ferrollari.

Në vendet e Bashkimit Evropian, para se një adoleshenti t’i shitet apo shërbehet pije alkoolike, i verifikohet mosha përmes kartës së identitetit. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për pijet energjike dhe pijet e gazuara me sheqer të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat