Flasin banorët e fshatit, thonë se Kacifas e kishte planifikuar që moti sulmin

Shqipëria

Flasin banorët e fshatit, thonë se Kacifas e kishte planifikuar që moti sulmin

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:08
Foto

Banorët e Bularatit kanë zbuluar se Kostandin Kacifas kishte disa ditë që kishte ardhur nga Athina në Bularat. Ata ngurojnë të bëjnë shumë komente, edhe ndërsa dyshojnë se i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.

Ishte pikërisht Kostandin Kaçifa, ai që dekoroi një ditë më parë të gjithë fshatin me flamuj grekë. Pyetjes së një bashkëfshatari, se përse flamujt kishin pozicion “zije”, Kacifa i dha përgjigje kaotike.

“Unë i dëgjova të shtënat nga brenda dhe dola. Nuk kuptova kë qëllonte. Ishte si luftë. Ende na dridhet trupi. Nuk e prisnim fare këtë gjë. Dukej sikur kishte humbur mendjen në moment. Nuk kemi pasur kurrë gjëra të tilla”, tha një banore për ‘Top Channel’.

“Ne ishim përgatitur për festë. Nuk e kuptuam pse ndodhi kjo, por ishte tmerr. Fat që nuk u vra njeri. Dëgjova që u tha burrave që ishin në oborrin e kafenesë ‘futuni brenda’ dhe kaq. Ne e njohim për djalë të mirë e të urtë. Nuk e besoj që e ka bërë këtë”, tha një tjetër banore.

Për momentin, mendohet se ai e planifikoi dhe realizoi sulmin i vetëm, por hetimet e prokurorisë do të zbardhin dinamokën e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat