Vrasja e Kaçifasit nga RENEA?! Përleshje e ashpër e grekëve me shqiptarë, 6 të plagosur në Athinë

Shqipëria

Vrasja e Kaçifasit nga RENEA?! Përleshje e ashpër e grekëve me shqiptarë, 6 të plagosur në Athinë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 08:30
Greqi

Një përleshje e ashpër me 6 të plagosur ka ndodhur midis një grupi grekësh dhe shqiptarësh në Gerakas, në periferi të Athinës, Greqi. Përleshja ndodhi në një park në kryqëzimin e rrugës së Gerakaq me Domokos. Aty u gjet edhe një pistoletë, shkruajnë mediat greke.

Tre nga të plagosurit u transferuan në Sismanogleio, spitalin më të madh publik në Vrilisia të Athinës  dhe tre të tjerë u morën nga Kryqi i Kuq.

Policia greke tani po heton nëse ‘ky takim për vdekje” ka lidhje me vrasjen e Konstadin Kaçifës në Bularat në Gjirokastër nga RENEA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat