Dhurim vullnetar i gjakut për fëmijët talasemikë

Shqipëria

Dhurim vullnetar i gjakut për fëmijët talasemikë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore vijon traditën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë.

Stafi i AKBN për të disatin vit radhazi iu përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut.

Në mbështetje të fushatës së sensibilizimit “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”, një numër i konsiderueshëm i stafit dhuruan gjak, për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë, në kushtet e mungesës së rezervave dhe nevojës së vazhdueshme.

Ky gjest simbolik jo vetëm i vjen në ndihmë kësaj kategorie në nevojë por në të njëjtën kohë shërben dhe për ndërgjegjësimin e publikut për kryerjen e këtij akti human. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat