Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë zbardh takimin në MPJ të Greqisë

Shqipëria

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë zbardh takimin në MPJ të Greqisë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 06:59
Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë është thirrur pasditen e kësaj të hëne në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për të dhënë shpjegime në lidhje me vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat. Ambasadorja Ardiana Hobdari, pas daljes nga Ministria e Jashtme greke, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media. Por ajo foli “live” në emisionin “Open” të Eni Vasilit duke dhënë detaje nga takimi i ditës së sotme.

Ajo ka marrë qëndrimin e palës greke për ta përcjellë atë në Tiranë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ambasadorja u shpreh se në kundërshtim nga ato që janë thënë takimi nuk ka qenë aspak me tonë te ndezura. “Ishte thjesht një takim diplomatik”, tha ajo, ku palët shprehën qëndrimet për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat