8 orë kërkime, policia arrin të gjejë turistët e huaj që kishin humbur në Theth - Bota Sot
8 orë kërkime, policia arrin të gjejë turistët e huaj që kishin humbur në Theth

Shqipëria

8 orë kërkime, policia arrin të gjejë turistët e huaj që kishin humbur në Theth

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:45
Pamje nga video

Policia ka arritur të gjejë dy turistët e huaj që kishin humbur prej më shumë se 8 orësh në bjeshkët e Kaprrës në zonën e Thethit.

“Në orët e mbasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në afërsi të Bjeshkëve të Kaprres, dy turistë, S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur “Qafa e Pejës”.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 8 orë kërkimesh, u bë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Maja e Jezercës” në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre.

Policia ka bërë transportimin e turistëve për në Theth të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy turistët kanë falënderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për t'i shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.”-sqaron policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...