Rrokadë përfaqësimi në KQZ, PS i merr PD dy anëtarë…

Shqipëria

Rrokadë përfaqësimi në KQZ, PS i merr PD dy anëtarë…

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:59
KQZ

Komisioni i Ligjeve miratoi sot emrat e dy kandidaturave të propozuara nga Partia Socialiste, për të plotësuar vendet vakante në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit te Ligjeve tha ne fund te mbledhjes se dy kandidaturat do te zevendesojne emrat vakante qe sipas tij jane Hysen Osmani dhe Vera Shtjefni anetar te propozuar nga Partia Demokratike.

Kandidaturat do ti kalojne seances per miratim.

Gjatë mbledhjes, Taulant Balla ka theksuar se kur është zgjedhur, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani në KQZ, kanë qenë propozim i shumicës dhe këto dy vende i takojnë shumicës aktuale që është PS

Me këtë konfigurim të ri, opozita në KQZ ka aktualisht vetëm dy përfaqësues, përkatësisht, Klement Zgurin, kreun e KQZ-së dhe Gëzim Veleshnjën e propozuar nga LSI-ja si dhe nje vend qe i eshte lene i lire per te sjelle propozimin.

Ndërsa maxhoranca, do rimarrë shumicën në Komision, me nënkryetarin Denar Biba, anëtaren Edlira Jorgaqi dhe dy anëtarët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat