Flet babai i Kaçifas: U frymëzua nga ushtarët grekë, aq sa nuk i ndahej flamurit

Shqipëria

Flet babai i Kaçifas: U frymëzua nga ushtarët grekë, aq sa nuk i ndahej flamurit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:55
Kostandinos Kaçifa dhe Jani Kaçifa

Flet për herë të parë babai i 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifas, Jani Kaçifa.

Në një intervistë të dhënë për median greke “Protothema” babai i Kostandinos u shpreh se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në ‘Epir’, aq shumë shprehe ai, saqë nuk i ndahej më flamurit.

“Kostandini u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir. U frymëzua aq shumë dhe nuk po i ndahej flamurit grek”, thotë ai.

Babai i 35 vjeçarit i tha “Protothemës” se i biri ka ardhur në Bularat 5 vite më parë për të punuar dhe se ishte ai që kishte vendosur flamurin grek në kodrën e fshatit në Gjirokastër.

Në intervistë, Jani Kaçfas shprehet se i biri donte që të gjithë banorët e fshatit të kishin ndjenja frymëzimi e lartësimi për helenizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat