Ngrihet lapidari në nder të terroristit të vrarë pasi sulmoi policinë

Shqipëria

Ngrihet lapidari në nder të terroristit të vrarë pasi sulmoi policinë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:09
Ngrihet lapidari

Në Bularat është ngritur një lapidar, pikërisht në vendin ku është vrarë Kostandinos Kacifas. 

Herët në mëngjes kanë ardhur edhe banorë të Bularatit për të vendosur lule dhe një flamur grek.

Kacifa u vra në një vend që është 40 minuta larg në këmbë nga fshati. Tch thotë se forcat RENEA kanë shkëmbyer zjarr me të për rreth dy orë, përpara se Kacifa të mbetej i vrarë.

Herët në mëngjes, kanë qenë të pranishëm ekspertë të kriminalistikës, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes për gëzhoja, por nuk kanë gjetur të tjera. 

Dyshohet se ai ka shtënë 44 plumba në drejtim të policisë. RENEA shprehet se i është bërë thirrje që të dorëzohet, por 35-vjeçari nuk ka pranuar.

Dy prokurorë, njëri i Gjirokastrës, i cili merret me ngjarjen që në zanafillën e saj, dhe njëri i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, drejton veprimet e prokurorisë lokale, përsa kohë që ka dyshime se ai ka tentuar të vrasë 8 efektivë të RENEA-s.

Është kqyrur edhe rrjeti social i tij, ku është parë se ka pasur shumë thirrje me nuanca nacionaliste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat