Ish-shefi i Specialeve: RENEA veproi sipas ligjit në Bularat, efektivi s'merr urdhër për armën

Shqipëria

Ish-shefi i Specialeve: RENEA veproi sipas ligjit në Bularat, efektivi s'merr urdhër për armën

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:43
Sadetin Fishta

Ish-drejtuesi i RENEA-s, thotë se reparti ka vepruar konform ligjit në ngjarjen e Bularatit.

I ftuar në Ora News, Sadetin Fishta, duke shpjeguar procedurat që ndiqen në raste të tilla, tha se efektivët e RENEA-s i kanë ezauruar të gjitha,

Fishta: Nuk nisem nga komentet që bën politika por duke ditur si funksionon reparti RENEA mund të them dy gjëra lidhur me procedurat e hyrjes në veprim të forcave speciale RENEA. Forcat RENEA hyjnë gjithmonë në një situatë kërcënuese, kur një person kërcënon me armë popullatën ose forcat e Policisë, i përgjigjet kundërveprimit të policisë m e armë. Në rastin konkret, RENEA ishte brenda kushteve ligjore për të marrë pjesë në këtë situatë, për të neutralizuar personat që me armë kërcënojnë qytetarët ose vetë forcat e  rendit që kryejnë një detyrë të caktuar në një territor të caktuar. 

RENEA ka kryer të gjithë procedurat në lidhje me operacionin. Pas marrjes së urdhrit RENEA ka vepruar në territorin ku ka ndodhur ngjarja, është marrë me personin konkret dhe gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me aktivitetin kriminal të tij dhe rrezikshmërinë që paraqet. Duke pasur në dorë në armë që mund të rrezikojë jetë njerëzish dhe kjo armë është përdorur nga personi që kishte rrezikshmëri shoqërore shumë të madhe, RENEA ka filluar operacionin duke zbatuar procedurat standarde të forcave speciale.

Fishta thotë se RENEA nuk merr urdhër për përdorimin e armës, reagon në përputhje me ligjin në kushtet e mbrojtjes dhe nevojës ekstreme.

Fishta: Përveç procedurës standarde që zbaton RENEA pas marrjes së urdhrit për ndërhyrje, çdo punonjës i RENEA-s vepron vetëm në bazë të ligjit të armës  dhe nuk merr urdhra nga askush, as nga drejtuesi i operacionit në përdorimin e armës. Duhet ta dijë kushdo që veprimet janë kryer në përputhje me ligjin pavarësisht pasojave. RENEA ka për detyrë, në rradhë të parë të ruajë qytetarët, së dy forcat e saj dhe çdo efektiv që që merr pjesë në operacion dhe në fund fare e kemi për detyrë të ruajmë dhe kriminelin apo personin e armatosur që vepron ndaj nesh.

Por a mund të ishte shmangur vrasja e 35-vjeçarit grek?

Fishta: Nëse do të ishin pyetur forcat speciale greke apo një drejtues i forcave speciale greke do të ishin në një mendim me forcat speciale greke. Si forcat speciale gjermane, greke apo shqiptare kanë një standard në ndërhyrje. Ngjarja ka ndodhur në momentin e befasisë, është identifikuar duke shti në moment kundër forcave speciale, është situata më e rrezikshme.

Fishta tregoi edhe një rast të ngjashëm me Bularatin, në të cilin u vra një efektiv i forcave speciale.

Fishta: Kemi pasur një rast të tillë identikik në një operacion në Tropojë. Ndërsa ishim në kërkim për të gjetur vendodhjen e kriminelit, i cili vepronte vazhdimisht duke përdorur dhe armë kundër forcave të policisë, gjatë kohës së kërkimit na u vra dhe një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Bëhet fjalë për një reagim të menjëhershëm. Kur personi vepron me armë automatikisht këto forca janë të përgatitur ti përgjigjen po me armë.

Sa i takon hetimeve të nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Fishta u shpreh:

Fishta: Nuk hetohet operacioni, Prokuroria heton ngjarjen. Pjesë e ngjarjes është dhe ndërhyrja e forcave speciale. Në këtë rast sipas të gjithë informacioneve që kemi marrë nga media të paktën, them që RENEA të gjitha veprimet i ka kryer në përputhje me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat