Flet motra e Kostandinos Kaçifas, ja çka thotë për vrasjen e vëllait

Shqipëria

Flet motra e Kostandinos Kaçifas, ja çka thotë për vrasjen e vëllait

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 20:25
Kostandinos Kaçifas

Mediat greke shkruajnë se motra e Kostandinos Kaçifas është paraqitur pranë Gjykatës së Janinës duke bërë padi për vrasjen e 35 vjeçarit në Bularat nga Forcat RENEA. Gazetari i Ora News në Athinë, Robert Goro tha se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga prokuroria për nisjen ose jo të hetimeve.

Goro: Nuk ka konfirmim zyrtar, por mediat greke kanë transmetuar lajmin se motra e viktimës është paraqitur pranë Gjykatës së Janinës, dhe ka paraqitur letërnjoftimin grek të Kostandinos Kaçifas. Ka bërë një padi dhe dosja i është përcjellë prokurorisë së Athinës, e cila do të vazhdojnë hetimet. Argumenti që japin mediat greke është se duke pasur nënshtetësi greke të Kostandinos Kaçifas, bëhet fjalë për një vepër të kryer jashtë shtetit, por kundër një shtetasi grek dhe kjo "justifikohet" edhe me hetimin që do të nisë prokuroria. Gjithsesi, do të konfirmohet ditët e ardhshme nëse do të ketë hetim.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri me dije se i kishte deklaruar ambasadores greke në Tiranë, se vetëm prokuroria shqiptare është organi kompetent për zhvillimin e hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat