Pasuritë kombëtare me konçension, vlera më e madhe nga 807 miliardë lekë, tre vitet e fundit

Shqipëria

Pasuritë kombëtare me konçension, vlera më e madhe nga 807 miliardë lekë, tre vitet e fundit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Shqipëria ka dhënë me koncension pasuritë e saj kombëtare në vlerën  807 miliardë lekëve ose 6.3 miliardë eurove, që vitin e ardhshëm kap 46% të PBB. Rreth gjysma e kësaj vlerë 391 miliardë lekë janë koncesioneve në sektorin e energjetikes, të cilat nuk janë ngarkesë për buxhetin, shkruan Monitor, pasi ato janë financime tërësisht private për shfrytëzimin e pasurive kombëtare kryesisht ndërtim HEC-esh të reja. Kostoja më e madhe e tyre ështe në mjedis, pasi shumë nga këto objekte po bëhen në zonat e mbrojtura dhe po shkatërrojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Më shumë se 22 miliardë lekë është vlera e kontratave të dhëna në sektorin e shëndetësisë dhe 28 miliardë lekë është vlera e kontratave  koncensionare të dhëna në sektorin tatimor dhe doganor.

Vlera më e madhe i përket kontratave me PPP të dhënave tre vitet e fundit të cilat financohen tërësisht nga buxheti i shtetit dhe kapin një vlerë  mbi 260 miliardë lekësh, ku koston më të madhe e ka ndërtimi i 6 akseve rrugore me koncesion.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat