Shkuan në llixha, gruaja vdes, burri në gjendje të rëndë

Shqipëria

Shkuan në llixha, gruaja vdes, burri në gjendje të rëndë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Një grua është dërguar e vdekur në spitalin e Elbasanit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një vizite në llixha.

Policia bën me dije se, “rreth orës 03:30, në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeç, banuese në Plloshan Kosovë, si dhe në gjendje të rëndë shëndetësore bashkëshorti i saj, shtetasi J. I., 70 vjeç, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.”.

Nga kqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat