Rama: Aeroporti i Kukësit, 300 000 udhëtarë në vit - Bota Sot
Rama: Aeroporti i Kukësit, 300 000 udhëtarë në vit

Shqipëria

Rama: Aeroporti i Kukësit, 300 000 udhëtarë në vit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:24
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Shishtavec se aeroporti i Kukësit, që do të nisë ndërtimin në fillim të vitit të ardhshëm, do të ketë një lëvizje mesatare prej 300 000 udhëtarësh në vit.

“Unë besoj shumë që në këtë zonë ne do të shohim modelet e para të zhvillimit të turizmit malor edhe për një arsye tjetër, sepse këtu në Kukës, besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit të Kukësit. Aeroporti i Kukësit do ta transformojë zonën në një nga modelet e turizmit malor. Ky aeroport parashikohet të ketë një lëvizje mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit. Aeroporti ekzistues do të transformohet tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë, edhe mua më ka entuziazmuar shumë sepse të gjitha analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi tregojnë se aeroporti i Kukësit do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit”, tha Rama.

“Imagjinoni vetë se çdo të thotë 300 mijë njerëz të lëvizin përmes Kukësit për të fluturuar jashtë vendit apo për të ardhur këtu. Po flisnim me Safetin për këtë dhe me të qeshur ai tha 300 mijë kafe më shumë në Kukës, për të thënë që aeroporti sjell rritje të konsumit, të investimeve dhe mbi të gjitha e bën shumë herë më të thjeshtë dhe shumë herë më të mundur”, shtoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...