Tahiri: Nuk ka hetim për mua. Saimiri: Dola pastër nga hetimi - Bota Sot
Tahiri: Nuk ka hetim për mua. Saimiri: Dola pastër nga hetimi

Shqipëria

Tahiri: Nuk ka hetim për mua. Saimiri: Dola pastër nga hetimi

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:17
Saimir Tahiri

Një vit më parë, në fillim të muajit tetor 2017 Saimir Tahiri do të dilte me ngazëllim para gazetarëve në ambientet e Kuvendit (ishte ende deputet) dhe do të thoshte me të madhe se ndaj tij nuk kishte nisur asnjë hetim nga Prokuroria e Katanias.

Por nuk do të kalonin shumë orë dhe do të merrej vesh se dokumenti që bëri publik ish-ministri i Brendshëm, i akuzuar për trafik droge dhe korrupsion, ishte vetëm një letër bakalli që nuk shërbente për asgjë.

Pas firmë, pa vulë, pa datë dhe pas asnjë shenjë të dukshme, ai dokument nuk do ti mbushte mendjen qytetarëve se Saimir Tahiri nuk po hetohej në Itali.

Nuk do të kalonin shumë ditë dhe Tahiri do të jepte dorëheqjen nga mandati i tij, i deputetit.

E tani 1 vit më pas Saimir Tahiri ka dalë sërish duke tundur të tjera dokumente ku thotë se ka dalë i pastër nga hetimi i zhvilluar në Katania.

Në fakt, prokuroria e Katanias nuk ka gjetur prova që Saimir Tahiri të ketë kryer ndonjë krim në Itali, por ka vërtetuar me fakte shkencore dhe përgjime, se ish-ministri i Brendshëm ishte ‘Saimiri’ për të cilin fliste Moisi Habilaj.

Ishte i njëjti Saimir që Habilaj në Itali i blinte kostumet, byzylykë dhe varëse për bashkëshorten e tij dhe nënën.

Dy dalje të Tahirit në harkun e një viti, rrëzojnë njëri-tjetrin në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj tij

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...