Paloka: Të ikë Rama, pastaj zgjedhje. Largimi i tij, me të gjitha mënyrat

Shqipëria

Paloka: Të ikë Rama, pastaj zgjedhje. Largimi i tij, me të gjitha mënyrat

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:02
Edi Paloka

“Hapi i parë është largimi i Edi Ramës, ndryshe kot flasim për zgjedhjet”.

Me betejën elektorale në prag, demokratët nuk kanë garanci se me Edi Ramën do të ketë zgjedhje të lira, ndaj kushti i tyre është largimi i Kryeministrit me të gjitha mënyrat. Kur pyetet për mënyrat, Edi Paloka nuk mohon as dhunën.

Edi Paloka: Largimi i Ramës me të gjitha mënyrat në një vend që nuk ka demokraci, ku krimi drejton dhe as bëhet fjalë për zgjedhje të lira, të gjitha mënyrat janë legjitime”.

TCH: Kur thoni gjithë mënyrat edhe me dhune?

Edi Paloka: Sigurisht, kur them me të gjitha mënyrat, me të gjitha mënyrat”, u shpreh Edi Paloka.

Largimi i Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm nuk ka zbutur klimën mes palëve për marrëdhënie normale pozitë-opozitë, për nënkryetarin demokrat, Edi Paloka.

“Fakti që i kanë ikur dy ministra të Brendshëm është kusht i mjaftueshëm që Rama të lëshonte karrigen e tij”, tha Paloka.

Skema sesi do të zhvillohen zgjedhjet pas largimit të Edi Ramës nuk është e panjohur. “Do ketë zgjidhje politike pastaj nëse do quhet qeveri teknike apo tjetër, pak rëndësi ka”.

Numri dy i Partisë Demokratike thotë se ikja e Ramës do i hapte rrugë plotësimit nga opozita të vendeve vakante në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe do zhbllokonte punën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor .

“Ne jemi në një moment që funksionarë të lartë janë kapur me përgjime. Në këto kushte absurde të flasim për KQZ-në dhe ndryshimet në kod zgjedhor”, u shpreh Edi Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat