Fatmir Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë, zbulohen porositë e fundit pas dorëheqjes

Shqipëria

Fatmir Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë, zbulohen porositë e fundit pas dorëheqjes

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 23:07
Ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj ditën e sotme ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit. Takimi është zhvilluar në ministrinë e Brendshme dhe ka zgjatur për më shumë se një orë.

Sipas gazetarit të Report Tv Artan Hoxha, Xhafaj u është drejtuar drejtuesve të policisë së shtetit me fjalët ‘Vijoni punën të qetë në luftën kundër krimit dhe bandave, pavarësisht ndryshimeve, rruga është e shtruar’.  

Fatmir Xhafaj do të vijojë që të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri ditën që Sandër Lleshi, që u propozua nga kryeministri Edi Rama të dekretohet nga Presidenti, të votëbesohet dhe betohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat