Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektligje të rëndësishme

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektligje të rëndësishme

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:04
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë në seancën e sotme plenare disa projektligje të rëndësishme.

Sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) – Skje (Mali i Zi) për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës”.

Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Europian për bashkëpunimin e zbatimit të ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it”.

Po ashtu sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2016”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe njoftimin dhe miratimin e kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 5 – 23

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e kaluara janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili kërkon  votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit

Si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, që gjithashtu kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat