Rama vlerëson Bankën e Shqipërisë: Institucioni i vetëm që…

Shqipëria

Rama vlerëson Bankën e Shqipërisë: Institucioni i vetëm që…

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij gjatë Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, se Banka e Shqipërisë është i vetmi institucion që nuk është anatemuar në vendin tonë.

“Banka e Shqipërisë ka pasur një rol pozitiv në përballjen me periudhën pas krizës, duke qenë në vijimësi pikë referimi për të gjithë. Banka e Shqipërisë është i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Kjo tregon se ajo është një qendër e pakundërshtueshme e gravitetit dhe është një trashëgimi e çmuar”, tha Rama.

“Banka e Shqipërisë përbën një mbështetje shumë solide dhe garanci të fortë në raport me qeverinë tonë dhe me çdo qeveri”, shtoi kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat