Motra e Kacifas zbulon si u soll policia shqiptare kur i "trokiti" në derë - Bota Sot
Motra e Kacifas zbulon si u soll policia shqiptare kur i "trokiti" në derë

Shqipëria

Motra e Kacifas zbulon si u soll policia shqiptare kur i "trokiti" në derë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:43
Kostandino Kaçifa

Ermioni Kaçifas, motra e të ndjerit Kostandino Kaçifa, ka folur për televizionin grek Ant1 për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 28 Tetor në fshatin Bularat.

Sipas saj, vdekja e vëllait ishte diçka e planifikuar paraprakisht.

“Ai ishte një objektiv, e ndiqnin për ditë e muaj. Ai nuk do të bënte asgjë. Kush dha urdhrin për të bërë këtë ekzekutim? Nuk mund të priste policia”, tha ajo. Sipas Ermionit, vëllai i saj Kostandino “nuk do t’i bënte keq askujt”, sikurse edhe u shpreh për televizionin grek, sepse nuk e kishte një armë të tillë.

Ermioni Kaçifa përmendi edhe një episod me policinë shqiptare kur shkuan për kontroll në banesën e prindërve të saj në fshatin Bularat.

Ajo thotë se policia i kërkoi nënës së saj që të fliste shqip. “Çfarë është këtu, Greqi”. Me këto fjalë, sipas Ermionit, iu drejtuan forcat e policisë nënës së saj, për të cilën thotë se nuk di shqip.

Motra e Kostandino Kaçifas foli edhe për ekspertizën e dytë që po i bëhet trupit të vëllait të saj, duke vonuar kështu ceremoninë mortore.

“Duam t’i themi lamtumirë, nuk mund të presim kaq gjatë, është e papranueshme dhe e qëllimshme kjo vonesë. Kjo pritje na vret”, është shprehur ajo, edhe pse fillimisht ka qenë familja e të ndjerit që kërkoi autopsi të dytë për djalin e tyre, nga një ekspert grek.
Motra e 35-vjeçarit theksoi gjithashtu se Kostandino ishte i qetë ditën e ngjarjes, dhe kishte planifikuar të shkonte në kishë pas ceremonisë për ushtarët e rënë grekë.

Minoritari Kostandino Kaçifa qëlloi me armë patrullën e policisë në fshatin Bularat më 28 Tetor për motive ende të paqarta. 35-vjeçari mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, pasi nuk pranoi që të dorëzohej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...