Flet Saimir Tahiri: Ja prova ime që jam i pafajshëm

Shqipëria

Flet Saimir Tahiri: Ja prova ime që jam i pafajshëm

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:22
Saimir Tahiri

(E plotësuar) - “Prokuroria e mafias italiane nisi zyrtarisht nje hetim ndaj meje ne date 27 tetor te viti te kaluar”, tha Saimir Tahiri qe vendose te flase sot per te vertetat qe ai pretendon.

Tahiri tha ne nje konference per shtyp se, me heshtje dhe me shume pune kjo prokurori hetoi edhe pretendimet e prokurorise shqiptare. ‘Prokuroria i anti-mafies italiane ne perfundim te hetimeve kerkuan pushimin e hetimeve, gjykata italiane miratoi kerkesen e prokurorise dhe une sot kam vendimin e gjykates ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit sepse nuk ka lidhje ne asnje aktivitet te paligjshem”, tha Tahiri.

Tahiri: Koha ime për të folur

Prej më tepër se një viti i akuzuar për përfshirjen e tij në trafikun e drogës me grupin e Habilajve, ish-ministri Saimir Tahiri në një konferencë për mediat ka vendosur të thyej heshtjen.

“Unë kam heshtur në respekt të hetimeve. Kam 1 vit që hesht. Zgjodha të mos bëja politikanin, siç kanë bërë ata që kanë qeverisur për 30 vitet e fundit. Kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar kurrë. Kanë blerë prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e media. Zgjodha të bëj qytetarin, të mos bëj politikë. Por të pres hetimet. Kam heshtur vetëm unë. Gazetarët plasin lajme bombastike për mua. Por unë s’kam bërë asgjë tjetër veçse kam qeshur. Disa të tjerë që bëjnë sikur më njohin, por s’më kanë njohur kurrë. Menjëherë pas tyre ambasadorë që flisnin për mua, gjë që në vendet e tyre s’do e bënin dot kurrë. Kanë gënjyer për mua çdo ditë. Ndërsa unë kam pritur të vërtetën time. Kam patur dhe kam shumë për të thënë. Sot unë kam vendimin e Gjykatës italiane ku provohet se nuk jam i përfshirë në asnjë aferë të paligjshme”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat