Kur do të jetë i lirë Saimir Tahiri…?

Shqipëria

Kur do të jetë i lirë Saimir Tahiri…?

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:51
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se tani që Italia e tha fjalën e saj të fundit për të, duke e nxjerrë të pastër, pret që fjalën e fundit ta thotë edhe drejtësia shqiptare.

“Italia nuk bëri politikë për mua, por hetim. Dhe e tha fjalën e fundit. Beteja ime do të vazhdojë deri në ditën e fundit kur drejtësia në Shqipëri të thotë fjalën e fundit. Pas kësaj, unë jam i lirë. Unë nuk do të resht së luftuari për të vërtetën”, u shpreh Tahiri.

“Unë kam heshtur në respekt të hetimeve. Kam 1 vit që hesht. Zgjodha të mos bëja politikanin, siç kanë bërë ata që kanë qeverisur për 30 vitet e fundit. Kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar kurrë. Kanë blerë prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e media. Zgjodha të bëj qytetarin, të mos bëj politikë. Por të pres hetimet. Kam heshtur vetëm unë. Gazetarët plasin lajme bombastike për mua. Por unë s’kam bërë asgjë tjetër veçse kam qeshur. Disa të tjerë që bëjnë sikur më njohin, por s’më kanë njohur kurrë. Menjëherë pas tyre ambasadorë që flisnin për mua, gjë që në vendet e tyre s’do e bënin dot kurrë. Kanë gënjyer për mua çdo ditë. Ndërsa unë kam pritur të vërtetën time. Kam patur dhe kam shumë për të thënë. Sot unë kam vendimin e Gjykatës italiane ku provohet se nuk jam i përfshirë në asnjë aferë të paligjshme”, u shpreh Tahiri.

“Tani dalin e thonë se Rama po mbyll hetimet për mua. Nuk e dinë se drejtësia e blerë për mua është më keq se çdo dënim. Unë nuk e kam të largët natën kur Saliu dhe Luli i shkuan për darkë në shtëpi Ilir Metës. Pasi lanë duart me drejtësinë, tallnin edhe gurabijen me popullin duke thënë sa mirë gatuante Monika”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat