Nuk kaluan më shumë se 2 orë nga dalja para medias e Saimir Tahirit, kur Partia Demokratike doli me një reagim të saj.
Gazment Bardhi e quajti shfaqjen si një goditje të rëndë të reformës në drejtësi dhe i bëri thirrje ndërkombëtareve të mos lejojnë që Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar.
"Shfaqja e sotme ishte një goditje e rëndë e reformës në drejtësi. Është momenti që partnerët e huaj të mbajnë prejtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të mos shpëtojë pa u ndëshkuar"
Partia Demokratike vijon akuzat se qëllimi i Ramës është prishja e hetimeve dhe ka një argument që hedh poshtë pretendimet e Saimir Tahirit lidhur me mbylljen e hetimeve nga prokuroria e antimafias italiane.
"Plani i Ramës ishte prishja e hetimeve. Rama solli në krye Arta Markun e Donika Prelën. Larguan nga dosja Tahiri prokurorët kryesorë që hetuan Saimir Tahirin. Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje fare me hetimet në Shqipëri. Tahiri bashkëpunoi me Habilajt në Shqipëri vuri në dispozicon të tyre shefat e policisë."