PD: Shfaqja e sotme e Tahirit, goditje e rëndë për reformën në drejtësi

Shqipëria

PD: Shfaqja e sotme e Tahirit, goditje e rëndë për reformën në drejtësi

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 14:24
Gazment Bardhi

Partia Demokratike, me anë të Gazment Bardhit, reagoi pas konferencës për shtyp të Saimir Tahirit.

Bardhi tha se “shfaqja e sotme e Saimir Tahirit është goditje e rëndë për reformën në drejtësi”.

“Dokumenti që valëviti është i pavlerë për veprimtarinë kriminale në Shqipëri. Kjo veprimtari është zhvilluar në territorin shqiptar dhe nuk mund të hetohet nga Italia”, theksoi Bardhi.

“Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje FARE me hetimin në Shqipëri. Saimir Tahiri NUK i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri. Si ministër i Brendshëm, Tahiri akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri. Saimir Tahiri kërcënoi si mafioz çdo prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij. Pas këtyre kërcënimeve, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për Saimir Tahirin”, tha ndër të tjera Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat