Xhafaj ende ministër, Meta nuk ka firmosur dekretin e Ramës

Shqipëria

Xhafaj ende ministër, Meta nuk ka firmosur dekretin e Ramës

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 15:01
Fatmir Xhafaj

Kanë kaluar 5 ditë nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ky i fundit është ende në detyrë. Këtë të enjte ministri Xhafaj ishte në parlament, në seancën plenare. Ndryshe nga më parë, ai nuk u ul në karrigen ministrore, vendosur në podium, por në rreshtat e fundit të sallës së Kuvendit.

Fatmir Xhafaj qendron ende në detyrën e Ministrit të Brendshëm, pasi më parë Parlamenti duhet të shprehet me votë mbi dekretin presidencial për shkarkimin e tij. Kuvendi ka afat kushtetues 10 ditor për të votuar dekretin.

Periudhë e cila mbaron më datë 3 nëntor, ditën e hënë. Në intepretimin që Gjykata Kushtetutese i ka bërë këtij përcaktimi kushtetues në vitin 2002, thekson se: “nëse dekreti i Presidentit nuk shqyrtohet nga Kuvendi brenda afatit 10 ditor, ai nuk konsiderohet as i miratuar as i shfuqizuar”. Për të shtuar se “Kuvendi duhet ta shqyrtojë dekretin pas këtij afati”.

Ndërkohë Presidenti Meta nuk e ka dekretuar ende emërimin e ministrit të ri që do të zëvendësojë Fatmir Xhafajn. Ditën kur u publikua dorëheqja e Xhafajt, Meta nuk vonoi dhe e dekretoi shkarkimin e tij, por për emërimin e Sandër Lleshit ende nuk ka hedhur firmën.

Nuk mund të flasim për shkelje afatesh sepse sipas Kushtetutës, ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të kryeministrit, brenda 7 ditëve. Më tej dekreti i Presidentit, shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi ndërkohë që dekretimet e ministrave përgjithësisht nuk kane zgjatur shumë ne kohe.

Rasti me i fundit eshte ai i Nishanit qe e vonoi dekretimin e Xhafajt duke kerkuar kohe per verifikime. Edhe Moisiu ne te pakten dy raste e ka shfrytezuar te gjithe afatin kohor.

Në rrethanat aktuale Gjenerali nuk mund të fillojë punën si Ministër, sepse edhe nëse Meta dekreton ministrin e ri brenda afatit Kushtetues eshtë Kuvendi që duhet ta shqyrtoje dhe votojë të enjten e ardhshme.

Pra të paktën edhe për një javë, Xhafaj është ende ministri i Brendshëm në detyre dhe hyn çdo ditë në zyrën ku punoi prej rreth 1 viti e gjysme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat