A duhet të dorëhiqet Edi Rama pasi “shiti” projektin e gjeorgjianëve për aeroportin e Kukësit!

Shqipëria

A duhet të dorëhiqet Edi Rama pasi “shiti” projektin e gjeorgjianëve për aeroportin e Kukësit!

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:26
A duhet të dorëhiqet Edi Rama pasi “shiti” projektin e gjeorgjianëve për aeroportin e Kukësit!

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte në Kukës, aty ku prezantoi edhe projektin më të ri të aeroportit në formatin 3D.

Por teksa foli me mburrje se pas një viti ky projekt do të kthehet në realitet, Edi Rama tashmë del “zbuluar”.

Projekti i aeroportit të Kukësit është një kopje e një projekti në Gjeorgji.

Këto janë pamjet e publikuara nga një  firmë holandeze UNStudio për projektin e  terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kutaisit në Gjeorgji.

Edhe ish-kryeministri Berisha reagoi në lidhje me mashtrimi ne Ramës, duke u shprehur se Rama e ha turpin me bukë.

“Ja si mashtron kryeshpifesi, kryemashtruesi funderrine dhe llum njerezor per aeroportin e Kukesit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton dhe videon e qytetarit dixhital, ne te cilen provohet se Kallam Deshtaku iu servir kuksianeve dhe mbare shqiptareve foton e projektit te nje aeroporti ne Gjeorgji si foto te aeroportit te Kukesit. sb

Si tha, “Mos pergojoni 3D-ne”??? Ky e ha turpin me buke. Ja qe rezulton se ajo 3D-ja, projekti aeroportit te Kukesit qe paraqiti dje eshte projekt i nje aeroporti ne Gjeorgji. Shihni fotot dhe per me shume klikoni linkun e videos.

https://youtu.be/FXrLLBjGsë0

3D-te jane identike. Mire qe eshte kujdesur te heqi ujin dhe shinat e trenit”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që edhe për godinën e Teatrit të ri Kombëtar, Rama tha se është realizuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels, por rezultoi se projekt ishte i studios ukrainase Forma, i skualifikuar në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat