Fevziu thumbon Tahirin: Sot ke ardhur pa kollare, si u bë ajo shala e kalit 7 mijë euro!

Shqipëria

Fevziu thumbon Tahirin: Sot ke ardhur pa kollare, si u bë ajo shala e kalit 7 mijë euro!

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 21:48
Saimir Tahiri

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sot doli para mediave ashtu siç paralajmëroi ditë më parë dhe duke treguar një dokument të drejtësisë italiane që sipas tij çështja nën ngarkim të emrit të ish- ministrit të Brendshëm është mbyllur.

Ndërsa në mbrëmje Tahiri u shfaq në emisionin “Opinion” më ze të ngjyrur, pasi këndoi në ditën e festimit të 39 vjetorit.

Që në fillim Blendi Fevziu ngacmoi Tahirin në lidhje me veshjen dhe marshimet e tij në malet e Shqipërisë!

Fevziu: Sot më keni ardhur pa kollare, kur ishit në detyre vinit ndryshe!

Tahiri: Jam më mirë apo më keq!

Fevziu: Jeni shfaqur ndryshe, edhe mbi shalën e një kali që kushtonte 7 mijë euro!

Tahiri: Këto janë marrëzi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat