Kepi: Saimir Tahiri nuk është hetuar ndonjëherë në Itali

Shqipëria

Kepi: Saimir Tahiri nuk është hetuar ndonjëherë në Itali

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:25
Saimir Tahiri

Gazetarja, Alba Kepi në një lidhje për "360 Gradë" thotë se prokuroria italiane nuk ka zhvilluar ndonjëherë hetime për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sot paraqiti një dokument sipas të cilit janë pushuar hetimet ndaj tij nga autoritetet hetimore të vendit fqinj.

Kepi: Mua më ka rezultuar gjithmonë që Saimir Tahiri nuk ka qenë i përfshirë në hetime. E kemi thënë edhe në edicionet e mëparshme. Emri i tij nuk ka qenë në regjistrin e personave të hetuar. I kujtoi zt.Tahiri meqë ka përmendur magjistratët e lartë të antimafies, janë të njëjtët që vunë emrin e Tahirit në dosje jo me iniciale por me emër dhe mbiemër. Gjyqi i Habilajve nuk ka nisur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat