Në pronësi të kujt ishte jahti 600 mijë euro?! Tahiri refuzon të përgjigjet - Bota Sot
Në pronësi të kujt ishte jahti 600 mijë euro?! Tahiri refuzon të përgjigjet

Shqipëria

Në pronësi të kujt ishte jahti 600 mijë euro?! Tahiri refuzon të përgjigjet

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:38
Saimir Tahiri

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të enjten, pyeti ish-ministrin Saimir Tahiri në lidhje me udhëtimin e tij me jaht nga Mali i Zi drejt Italisë, në maj të 2017-ës.

Lala i kërkoi ish-ministrit Tahiri në studion e emisionit “Opinion” se në pronësi të kujt ishte mjeti lundrues dhe a keni udhëtuar ju nga Mali i Zi drejt Italisë me një mjet që kushton rreth 600 mijë euro.

Nga ana tjetër, Tahiri refuzoi të japë përgjigje për këto pyetje.

“Unë sot dola në publik se kam një raport të prokurorit të anti-mafias italiane që thotë: se ky zotëri nuk ka lidhe me këtë gjë”.

Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?

Tahiri: Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.

Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë…
Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...