“Përgjimet që nxorën mediat, Prokuroria e Italisë i nxorri nul” - Bota Sot
“Përgjimet që nxorën mediat, Prokuroria e Italisë i nxorri nul”

Shqipëria

“Përgjimet që nxorën mediat, Prokuroria e Italisë i nxorri nul”

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 07:04
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi në Oponion se përgjimet që janë nxjerrë në media, Prokuroria e Italisë tha se janë nul.

I ftuar në Opinion Saimir Tahiri është pyetur edhe për udhëtimet me skaf dhe pushimet në Itali.

“Unë gjyqin preferoj ta bëj aty ku bëhet.

Nuk kam ndërmend të merrem këtu me deklaratat e prokurorëve, ata t’i çojnë në Gjykatë dhe aty vendoset nëse jam apo jo i pafajshëm.

Unë sot dola sepse kam një vendim nga antimafja që thonë se ky zotëri nuk ka lidhje me çështjen.

Unë kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis sa herë të dua. Avokatinë time do ta bëj në gjyq. Po bëtë prokurorët unë e bëj pass debatin. Ato përgjime që nxorët në studio, Prokuroria e Italisë tha se janë nul, si t’ua them këtë?!”, tha Tahiri.

Pjesë nga intervista:

Për Moisi Habilaj, si ka mundësi që një person po hetohej prej 4 vitesh nga italianët, arrinte të merrte skafin që ju e kishit përdorur. Se keni thënë që nuk keni njohje me ta?

Unë gjyqin preferoj ta bëj aty ku bëhet. Nuk kam, ndërmend të merrem këtu me deklaratat e prokurorëve, ata t’i çojnë në Gjykatë dhe aty vendoset nëse jam apo jo i pafajshëm. Unë sot dola sepse kam një vendim nga antimafja që thonë se ky zotëri nuk ka lidhje me çështjen.

A keni pasur dijeni se janë në përgjim Arben Dalipaj dhe Habiljat dhe a keni firmosur këtë?

Unë po flisja dhe më ndërpreve, dhe dhashë një përgjigje shumë konkrete, unë dola sot para mediave… unë për ju nuk jam burrë i dheut, jam zoti Tahiri, me mua korrigjo gjuhën. E dyta unë sot nuk kam dalë të bëj as avokatinë time dhe as të dëgjoj ju të bëni prokurorët. Nuk po di në cilën mënyrë t’ua them që ju duhet të heshtni kur unë flas.

Unë sot kam dalë të them se unë u njoftova që në Itali u mbyll një proces hetimor që për mua është shumë i rëndësishëm.

A keni shëtitur me skaf apo jo?

Unë kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis sa herë të dua. Avokatinë time do ta bëj në gjyq. Po bëtë prokurorët unë e bëj pass debatin.

Ato përgjime që nxorët në studio, Prokuroria e Italisë thanë se janë nul, si t’ua them këtë?!

Në maj të 2017 keni udhëtuar me një jaht nga Mali i Zi në drejtim të Italisë? Në pronësi të kuj ishte? A keni qenë kapiten?

Me skaf dhe jo në jaht, kam bërë pushime për qejf. Po kapiten jam, kam patentë, kam dhe patentë avioni, ca do me thënë kjo? Unë nuk hetohem për pushimet e mia. Nuk kam qenë në asnjë detyrë për kohën kur i referoheni. Unë kam duruar këtë një vit dhe ju kam dëgjuar, që prokuroria ka shkruar në shtëpinë time, ka marrë bizhuteri…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...