Berisha: Soros kryespekulant dhe armik i demokracisë, ka kapur Ramën

Shqipëria

Berisha: Soros kryespekulant dhe armik i demokracisë, ka kapur Ramën

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 07:34
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar Xhorxh Sorosin si kryespekulantin më të madh dhe armikun më të madh të demokracisë.

Ai tha se në Shqipëri Soros ka kapur Ramën. Ai tha se për sa kohë që në krye të PD ka qenë ai askush në parti nuk ka patur lidhje me Sorosin.

‘Sali Berisha e konsideron Sorosin kryespekullantin e botës. Ai është një mizor që ka hedhur në varfëri miliona qytetarë në Tajlandë, që bëri gjithçka me spekulimin e tij të shembë bankën e Anglisë. Ai është një monstër e financës në botë. Një nga hiopokrizitë më të mëdha në botë, është se mediat nuk e quajnë spekulant por filantrop. Ai në Shqipëri ka kapur Edi Ramën. Ai është një nga armiqtë më të egër të sistemit demokratik’, tha Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat