Tritol e drogë, 3 të arrestuar në Tiranë. Emrat

Shqipëria

Tritol e drogë, 3 të arrestuar në Tiranë. Emrat

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një Operacioni tjetre policor është finalizuar në kryeqytet.

N ë pranga kanë rënë tre shtetas, dy prej tyre vëllezër.  Të arrestuarve iu sekuestruan 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Të arrestuarit janë

- Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë.

- S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)

Ja njoftimi I plotë i policisë

. Tiranë - Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i 'të fortëve"

Në pranga tre shtetas, dy prej tyre vëllezër

Sekuestrohen 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të Forcës së Ligjit në Territor përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në bashkëpunim dhe me Forcën e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kanë ushtruar kontrolle në ambiente dhe në akset rrugore të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- K. G, 26 vjeç, banues në Tiranë.

- S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

- L. A, 45 vjeç, banues në Shtish.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol

- 2 armë zjarri automatikë

- 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat