Pasi ia mori investimet e huaja, Maqedonia i merr Shqipërisë dhe bizneset shqiptare

Shqipëria

Pasi ia mori investimet e huaja, Maqedonia i merr Shqipërisë dhe bizneset shqiptare

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:17
Foto

Maqedonia është vlerësuar mjaft pozitivisht në raportin e fundit të bankës Botërore “Doing Business 2019: u rendit e para në rajon dhe e dhjeta në botë për klimën e të bërit biznes në raportin e fundit të Bankës Botërore “Doing Business 2019”.

Për shkak të lehtësirave fiskale që ka, në Maqedoni po emigrojnë edhe kompanitë e mëdha që ishin vendosur në Shqipëri:

Monitor njofton se kompania Sagen në shtator të këtij viti nisi investimin Maqedoni për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë ilaçe, 20 milionë euro dhe punësimin e 300 personave.

Grupi më i madh në Shqipëri, Balfin, njoftoi se do të investojë 100 milionë euro këtë vit në një projekt që kushton gjithsej rreth 180 milionë euro, në zhvillimin e një zone shumëfunksionale në periferi të Shkupit në Maqedoni.

Kompania Agna Group gjithashtu ka lajmëruar për zhvillimin e një linje prodhimi për biskotat në Maqedoni, e cila është projektuar të jetë më e madhja në Rajon.

Në lehtësitë e pagesës së taksave Shqipëria u rendit e 122-ta e në botë, ndërsa Maqedonia e 31 në botë. Barra fiskale në Maqedoni është më e ulëta në rajon dhe në Shqipëri më e larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat