Berisha: Dako është gjysma e Ramës, gjysma tjetër është ...

Shqipëria

Berisha: Dako është gjysma e Ramës, gjysma tjetër është ...

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:31
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e gazetarit Roland Qafoku ‘Debatinë Channel One’.

Duke folur përballë një paneli gazetarësh, ish-kryeministri Berisha ka dhënë sqarime në lidhje me qeverisjen e tij dhe politikën e ditës.

Pjesë nga intervista e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Për ambasadorin që do arrestonte Dakon

Tani po tregoj bisedën time me një ambasador të rëndësishëm. Nuk po e tregoj emrin por është nga ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Po flisnim për krimin. Do arrestojmë Vangjush Dakon, më tha. I them çfarë? Ai përsëriti: Do ta arrestojmë Dakon. Mission impossible (Mision i pamundur) i them unë. Pse, më tha. Ja po ta them: A ke dëgjuar ndonjëherë në botë që mund të arrestosh gjysmën e një njeriu? Jo, tha. Por kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arrestosh Ramën, por jo gjysmën e tij. Nuk ka njeri në botë që nuk e di që Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën. Gjysma e Ramës është Vangjush Dako dhe gjysma tjetër e tij është Arben Ahmetaj.

Për Bashën dhe Rrugën e Kombit

Kur e kam caktuar ministër të Punëve Publike e thirra dhe më pyeti: Përse unë këtu? Për këtë rrugën. Kjo është gjithçka, i thashë. Ne do ta ndërtojmë këtë rrugën me çdo kusht. Kur i shkoi Orsalia në zyrë dhe i tha çfarë e ke këtë hartë, Basha iu përgjigj (E mbante hartën edhe në tavolinë dhe në mur): E kam këtë hartë për të më kujtuar misionin tim kryesor, ndërtimin e rrugës. Lulzim Basha ka dhënë një kontribut shumë të madh në atë vepër. Ka patur kundërshti të mëdha. Unë isha i vendosur edhe sikur të ikte Banka Botërore, unë do ta ndërtoja rrugën. Por Lulzim Basha bindi përfaqësuesit e Fondit Monetar. Kjo është meritë e madhe e tij, edhe për shumë të tjera, por kjo është më e madhja. Basha nuk u doërzua ndaj asnjë presioni për tu tërhequr nga ndërtimi i rrugës. Dhe së treti e ndoqi bashkë me financat procesin. Basha ka një meritë historike të padiskutueshme sepse e zbatoi një projekt që është sot korridori më vizibël i Ballkanit.

Për Bashën si lider të opozitës

Në lidershipin e PD ndodhi ndryshim gjeneracional. Basha është gjenerata juaj. Nuk është gjeneratë e imja. Basha përfaqëson gjenerëtën e tij. Mund ta akuzosh Bashën për shumë gjëra por nuk mund ta akuzosh se po imiton Sali Berishën. Çka unë e përgëzoj. Sepse ai nuk duhet të më imitojë mua. Ai ka krijuar konturin e vetë të opozitarizmit. Nuk ka humbje të përhershme dhe nuk ka fitore të përhershme në politikë.

Për bashkëpunimin e Bashës me Ramën

Po ju tregoj me sinqeritetin më ta madh në 2013 kur Basha është zgjedhur kryetar i PD. I thashë: Nëqoftëse Edi Rama këput lidhjet me krimin ne do vendosim një bashkëpunim përsa u përket çështjeve të integrimit evropian sepse kemi qenë lokomotivë e këtij procesi.

Për Edi Ramën dhe të atin

Nuk mban përgjegjës djalin për babain. Por ai duhet të kërkonte falje për atë që bëri I ati. I takonte të kërkonte ndjesë publikisht. Në vitin 1991 në takimin me intelektualët, e ndjera Fatbardha Shkurti I kërkoi Edi Ramës të dënonte aktet e babait. Sepse jam unë që unë kam pësuar persekutimin e tij. Unë nuk kam prirje për të akuzuar djalin për të atin, por djali duhet të kërkoj falje për ato që ka bërë ia ti dhe ti dënojë ato. Unë flas për neobllokmenët dhe bastardët. Baballarët e tyre kanë kryer krime konkrete. Mehmet Shehu ka vrarë me dorën e vet. Mehmet Shehu ka prerë këmbën një personi gjatë luftës, është me dokumente. Ka pushkatuar në rastin e Bardhok Bibës. Në raste konkrete duhet të kërkohet falje. Në rastin e Kristaq Ramës nuk kanë firmosur të gjithë. Pas Ramiz Alisë ka firmosur ai të cilën mund të mos e bënte.

Për djalin e Edi Ramës

Ky njeri del studio më studio dhe akuzon Sali Berishën se I ka përmendur çështjen e djalit. E para e punës, unë u them shqiptarëve në mënyrë absolute ia ka publikuar për herë të parë gazetari që ai mban sot më afër. (Ndërhyjnë gazetarët duke i thënë se në atë kohë ai gazetari ishte shumë pranë jush). Ta dinë të gjithë shqiptarët se po ta kisha ditur para atij gazetarit unë atë do tia kisha plasur në fytyrë jo një herë por 100 herë. Sepse ka një vijë të kuqe për çdo njeri në planin njerëzor. Kjo vijë e kuqe është të mos i mohosh kafshatën fëmijës tënd dhe ia ka mohuar për vite të tëra kafshatën derisa është bërë ministër dhe ia ka njohur kafshatën atëherë kur Ilir Meta i ka thënë nuk të mbështes për kryetar bashkie nëqoftëse përfundimisht nuk zgjidh këtë problem dhe e ka zgjidhur. Makabriteti është që e përdor tani këtë që të zgjojë emocione në doktrinën e pas të vërtetës ku nuk ka rëndësi fakti dhe e vërteta, por kanë rëndësi emocionet që nxit me atë që bën.

Për kopjimin e librit ‘Kurban’

Më thonë që librin ‘Kurban’ Edi Rama e ka kopjuar. (Ndërhyn gazetari Qafoku dhe i thotë që zoti Berisha kjo nuk është fare e vërtete sepse nuk vihen ne dyshim formimi dhe stili i Edi Ramës). Lexoni zoti Qafoku frazën e Ardin Klosit. Vendosi të dy në tavolinë. Ekspertët e stilit dhe të frazës duan të thonë se është identike. Këtë fjalinë që thoni ju me 450 fjalë një fjali është vetëm e stilit gjerman. Klosi si i asaj fushe shkruante kështu por Rama e ka kopjuar.

Për Fatmir Xhafën dhe videon

Flitet se ekziston një video e Gjyshit dhe Olsit. Pra Gjushi bashkë me Olsin. (Ndëhryja e Qafokut: Doktor kjo nuk është serioze, si mund të thoni ‘flitet’ dhe të shprehnin një gjë kaq të rëndë?) Po të jetë për mua njeriu që dua ta zhduk brenda 5 minutave nga ajo detyrë është Gramos Ruçi. Por unë nuk mund të them se flitet se ka një video për Gramos Ruçin dhe Olsin. Unë them atë që flitet që ka një video të Gjushit me Olsin. Unë nuk mund të them se një ditë kjo video mund të dalë por opozita tani për tani nuk e ka.

Për largimin e Ramës me dhunë

Nuk jam absolutisht për marrjen e pushtetit me dhunë. Unë jam për rrëzimin e pushtetit. Rrëzimi I pushtetit dhe marrja e pushtetit janë dy gjëra të ndryshme. Nuk do doja kurrë të shihja PD-në në pushtet jashtë votës së qytetarëve. Por rrëzimi I kësaj qeverie, krijimi I kushteve për zgjedhje që mund të votojnë të lirë qytetarët ky është misioni I opozitës.

Për parullën e Partizanit

Partizani është skuadra që e drejton i vëllai i Ramës. Është hera e parë në histori që tifozët shqiptarë dalin me parulla raciste. Aq më tepër kur e bëjnë tifozët e Partzianit në një kohë kur idhulli I tyre një sport dhe i Sali Berishës është Panajot Pano, një minoritar grek. Pano vinte në një klub që ishte afër shkollës sime dhe e thoshte që jam minoritar. Ai nuk e fshihte. Nuk kam qenë tifoz i asnjë skuadre, pork am qenë tifoz i Panos shumë. Ai kishte një sprint të jashtëzakonshëm dhe një dribliues që nuk e ka parë fusha e futbollit. Dhe ai ishte minortitar grek.

Për George Soros, shpallja non grata në 1993 të dy përfaqësuesve

Soros është kryespekulanti i Botës. Ai është një mizor që ka hedhur në varfëri miliona qytetarë në Tajlandë me krizën që i krijoi. Bëri gjithçka me spekulimin e tij të shembë Bankën e Anglisë dhe stabilizonte sistemin monetar në Malajzi. Ai është një monstër. Ai ka produkt Edi Ramën në Shqipëri dhe është armik i sistemit demokratik. Po të kthehemi pak në vitin 1990. Erdhi këtu dhe pavarësisht një incidenti shumë të rëndë që para me të. Në vitin 1993 kur isha president i Republikës i përzura dy zyrtarë të vetë nga Shqipëria, ia shpalla non grata Fred Abrahams dhe Fram Nassi. Sepse shërbimet e kapën duke i dhënë informata rezidentit jugosllav në Tiranë. Ata ishin përfaqësuesit kryesorë të Sorosit në Shqipëri. Erdhi vetë Soros në Tiranë dhe i mori me avion të posaçëm. Soros ndihmonte kopjen e vjetër të komunizmit. Krijoi dhe ndihmoi dhjetëra shoqata simotra të Partisë Socialiste. Ai bëri një dëm të pakompesueshëm për demokracinë. Në PD nuk ka patur asnjë lidhje. Basha e ka mohuar që të ketë lidhje me Sorosin apo të jetë financuar në arsimimin e tij.

Për Hashim Thaçin

- Thashi është argat i Vuçiç, e kam thënë në Krans Montana. Unë kam thënë atë që kam thënë. Fatkeqësia e shqiptarëve janë shqiptarët. Argati dhe Bernabiç sulmuan Gjermaninë. Lexojeni, keni shkrimin me pretekstin që nuk po i lënë të krijojnë Serbinë e madhe. Unë nuk kam asgjë personale me njeri. Por kjo doli haptas. Unë mbroj interesin tim kombëtar. Dhe interesi im kombëtar në këtë periudhë është më i kërcënuar se nga kushdo tjetër. Është i kërcënuar nga argati i Beogradit në Prishtinë të cilët çdo ditë po heqin fytyrën dhe maskën dhe nxjerrin pazaret e flliqëta që kanë bërë për të krijuar Serbinë e Madhe. Dhe unë aty kam patur edhe përfaqësues serb të Bosnjës. Dhe ja thashë: Sigurisht që juve ju vjen mirë të ndodhë kjo sepse ata qëllimin e kanë të marrin Bosnjën. Se ato 4 komuna çfarë iu duhen serbëve? Ato iu duhen për të marrë Bosnjën, për të krijuar precedentin. Po që shqiptarët të ndihmojnë në krijimin e Serbisë së madhe nuk ka më antishqiptar se ai që e bën këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat