‘Mungon peshku Mul Noku, nga era e keqe’, Dako i përgjigjet PD-së me video komike

Shqipëria

‘Mungon peshku Mul Noku, nga era e keqe’, Dako i përgjigjet PD-së me video komike

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:58
Kryeabshkiaku i Durrësit Vangjush Dako

Kryeabshkiaku i Durrësit Vangjush Dako i është përgjigjur me një video komike dhe dy rreshta akuzave të PD-së dhe deklaratave se ai duhet arrestuar për bashkëpunim me bandat.

Dako shkruan në “Facebook” se sapo ka vizituar rezervatin e peshkut që nuk hahet, ndërsa si personazhe të animuar ka zgjedhur ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD-së Lulzim Basha, deputetin e PD Ervin Salianji dhe Arben Ristanin. Por në video mungon Flamur Noka, deputeti i PD-së që sot artikuloi nga selia e PD akuzat për Dakon.

“Sapo vizitova rezervatin e peshkut që nuk hahet në Durrës [????]  (mungon peshku Mul Noku se për shkak të erës së keqe nuk e pranon interneti)”, shkruan Dako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat