A e ka takuar Presidenti Meta, Tom Doshin në Firence? Ja përgjigja

Shqipëria

A e ka takuar Presidenti Meta, Tom Doshin në Firence? Ja përgjigja

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:02
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘FAKT’ në Syri përballë gazetarit Çim Peka nëse është takuar me Tom Doshin në Firence ku ishte i ftuar në ditëlindjen e Kardinalit shqiptar.

‘Sëpari jam ndier shumë mirë 24 orë në Firence për shkak të vlerësimit të jashtëzakonshëm që i është bërë Kardinalit tonë nga vetë Kardinali i Firences dhe kryetari i bashkisë, por dhe nga mesha e veçantë që ishte zgjedhur për të vlerësuar kardinalit tonë, por në mënyrë të veçantë edhe nga mesazhi i papa Françeskut për kardinalin tonë.

Zoti Tom Doshi ka qenë i ftuar sepse është njeri i afërt i Kardinalit Troshani, unë kam qenë i ftuar edhe nga Kardinali i Firences të cilin unë e skisha ftuar të vinte në Shqipëri’, tha Presidenti Ilir Meta.

Gazetari Çim Peka ka këmbëngulur për një përgjigje të qartë, por presidenti është shprehur: Zoti Peka, shiko përpara. Ishim për ditëlindje ishim për një festë për mesazhe pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat