Kur është takuar presidenti Meta me kryeministrin Rama? Ja përgjigja

Shqipëria

Kur është takuar presidenti Meta me kryeministrin Rama? Ja përgjigja

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:03
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur në intervistën e sotme edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga gazetari Çim Peka se kur është takuar me kryeministrin Rama, presidenti Meta është shprehur se takohet kur jepet mundësia.

‘Jemi takuar dhe takohemi sa herë na jepet mundësia. Do të përpiqem ta verifikoj që të jem i saktë, sepse pastaj ju të kritikoni fort.

Fakti që nuk po jap një përgjigje të saktë është se kjo nuk është shumë e rëndësishme, unë mesazhet e mia i jap vazhdimisht, komunikoj me letra me shkresa’, u shpreh presidenti Ilir Meta në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net.

I pyetur nga gazetari Peka në lidhje me takimet me politikanë të tjerë të lartë në Shqipëri, Presidenti Meta dha këtë përgjigje:

Unë takohem me të gjithë ata që më lidh puna për shkak të funksionit apo me të gjithë ata që duan të më takojnë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat