Meta: Vrasja në Bularat, ngjarje e rëndë. Deklarata e Ramës ... - Bota Sot
Meta: Vrasja në Bularat, ngjarje e rëndë. Deklarata e Ramës ...

Shqipëria

Meta: Vrasja në Bularat, ngjarje e rëndë. Deklarata e Ramës ...

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:14
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka komentuar mbrëmjen e sotme edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, ku RENEA vrau një ekstremit shqiptaro-grek.

‘Sigurisht që është një ngjarje e rëndë, sepse në çdo rast është një ngjarje e provokuar, është detyrë e institucioneve që të bëjnë një hetim shterues’ u shpreh Presidenti Meta përballë gazetarit Çim Peka në studion e emisionit ‘FAKT’.

Sipas tij ‘është një ngjarje e cila synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve  shqiptare greke, që nuk është hera e parë që ndodh. Sigurisht që ka probleme por ka përpjekje për ti amplifikuar ato, sepse interesat e bashkëpunimit janë më të mëdha’.

‘Unë kam bërë një qëndrim timin në publik. Shoh që ka zëra mjaft të arsyetueshëm siç është ish-ministri i Jashtëm grek, apo ministrja greke e kulturës.

Unë mendoj se minoriteti grek në Shqipëri i ka të gjitha të drejtat. Është mjaft i integruar është një pasuri e madhe për vendin tonë. Natyrisht që ka dhe njerëz që janë të helmuar nga propaganda, natyrisht që ne nuk duhet të biem pre e kësaj propagande por duhet të tregojmë vullnetin tonë për të forcuar marrëdhëniet’, u shpreh presidenti Meta.

I pyetur nga gazetari Çim Peka në lidhje me deklaratën folklorike të Edi Ramës, Presidenti nuk e komentoi.

‘Nuk do të hyj në këto komente. Nuk kam asnjë arsye që të bëj komente të tilla unë kam qëndrimit tim për këtë çështje’, tha Meta.

Ndërsa në lidhje me qëndrimet e tjera presidenti u shpreh se:

‘Nuk është patriotizëm të bësh një deklaratë të tillë, është racizëm ashtu siç ka ndodhur dhe nga ana tjetër. Ajo ishte si ti hedhësh benzinë zjarrit. Nuk mund të kem mundësin më të mirë se sa ti referohem Babaramos në një shkrim për këtë ngjarjen e stadiumit, për tu kujtuar se shumë nga futbollistët e mëdhenj që kanë luajtur për Shqipërinë kanë qenë minoritarë’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...