A do ta “vrasë” Berishën dhe kur?! Lulzim Basha jep përgjigjen e prerë

Shqipëria

A do ta “vrasë” Berishën dhe kur?! Lulzim Basha jep përgjigjen e prerë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:10
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Duke ju referuar momenteve për të cilat Frojdi flet gjerë e gjatë në kompleksin e Edipit (mbi vrasjen simbolike të babait si figurë e pushtetit), këtë të premte kryedemokrati Lulzim Basha është përballur me një pyetje që shumë njerëz e kanë bërë, por që kurrë nuk ka marrë një përgjigje direkte nga vetë lideri i opozitës.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, gazetari Arian Çani e ka pyetur drejtpërdrejt Lulzim Bashën se kur do ta vrasë babain (Sali Berishën), duke nënkuptuar se kur ka ndërmend Basha të shkëputet plotësisht nga autoriteti i babait.

Lulzim Basha fillimisht ka qeshur me pyetjen dhe ka dhënë një përgjigje po aq ngacmuese, por që lë të kuptojë qartë se ai nuk ka ndërmend të largohet apo të zhdukë figurën e babait nga partia politike që drejton.

Momenti kur Çani pyet Bashën:

Çani: A mendon Basha se sot është momenti të thuash një të vërtetë që se ke thënë asnjëherë… a mendon se ka ardhur koha të vrasësh Babën dhe nëse po, kur do ta kryesh këtë akt. Kaq është pyetja

(Basha qesh)

Cani: Pse qesh... Kur do e vrasësh Babën biri im?!

Basha: Kurrë, kurrë…!

Basha per Berishen on Vidnews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat