Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja në Bularat, viktima mbante me vete armatime të sofistikuara - Bota Sot
Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja në Bularat, viktima mbante me vete armatime të sofistikuara

Shqipëria

Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja në Bularat, viktima mbante me vete armatime të sofistikuara

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:35
Konstantinos Katsifas

Detaje të reja janë hedhur në dritë në lidhje me ngjarjen në Bularat. Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur për fotografitë e armës së përdorur nga Konstantinos Katsifas, në shkëmbimin e zjarrit me forcat RENEA.

Në emisionin “Java në RTSH” me Preç Zogajn dhe Lorenc Vangjelin, Hoxha tha se bëhet fjalë për një pushkë automatike AK-47, prodhim kinez, të modifikuar me pjesë të një snajperi rus të tipit Dragunov.

Në foton e bërë në vendngjarje, pak pas eliminimit të 35-vjeçarit, duket qartë edhe arma me dylbi të adaptuar. Sipas Hoxhës, automatiku i Konstantinos Katsifas ka qenë me plumba blindshpues, ç’ka ia rrit rrezikshmërinë përdorimit të saj kundër individëve. Në rastin konkret, forcave policore që morën pjesë në aksionin e Bularatit.

“Shënjestra optike anësore është jashtëzakonisht e sofistikuar. Dhe sot shërben si bazë për të gjitha optikat moderne. Kjo optikë ka telemetër që mat distancën dhe kompensator balistik”, tha Artan Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...