Premtoi punë dhe shtëpi të re, Rama nxjerr videon se çfarë po ndodh me familjen Xhabafti

Shqipëria

Premtoi punë dhe shtëpi të re, Rama nxjerr videon se çfarë po ndodh me familjen Xhabafti

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 08:51
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë, për një familje në nevojë, në fshatin Bulticë të Vaqarrit.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Euglent Xhabaftit, e cila u vizitua nga Kryeministri disa javë më parë.

“Me një tjetër rrugëtim drejt dritës së shpresës familjare tek e nesërmja, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama, teksa ndan edhe një video.

Në të tregohet se si Euglenti ka nisur punë në një fabrikë si mirëmbajtës, në mënyrë që të sigurojë një rrogë për të rritur fëmijët e tij.

Po ashtu tregohet se ka nisur puna për ndërtimin e shtëpisë së tyre nga e para.

Kësisoj ai dokumenton se si po ndryshon jeta e familjes me gjashtë anëtarë, dy prindër dhe katër fëmijët.

Para pak ditësh ai është ndalur në një fshat të Tiranës, në një familje me gjashtë anëtar, dy prindërit dhe katër fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat