Nëna e grekut: Djalin ma vranë padrejtësisht, më ktheni trupin, pse po e mbani kaq shumë?

Shqipëria

Nëna e grekut: Djalin ma vranë padrejtësisht, më ktheni trupin, pse po e mbani kaq shumë?

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 09:20
Konstandin Kacifas dhe nëna Vasilia Kaçifa

Nëna e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, që u vra në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka folur sërish për mediat greke. Vasilia Kaçifa kërkon nga autoritetet shqiptare që tí kthejnë trupin e djalit, që sipas saj u vra padrejtësisht.

Përse na bëjnë të vuajmë? Pse nuk na japin fëmijën shqiptarët? Fëmijën tim e vranë padrejtësisht. Unë jam duke pritur për fëmijën tim në shtëpi. Çfarë po bëjnë ata për kaq shumë ditë?

Vasilia Kaçifa

Dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bashkë me avokatin dhe të atin e viktimës ishte edhe kunati. Vangelis Sakellarakis u shpreh se për arsyet se përse nuk e tërhoqën trupin e 35-vjeçarit do të flasë më vonë.

Nuk arritëm as sot të të marrim Konstandinin për disa arsye që do të themi më vonë.

Vangelis Sakellarakis

Ndërkohë që sipas mediave greke është thirrur për të dëshmuar para grupit hetimor edhe ish-gruaja e 35-vjeçarit. Konstantinos Kaçifa ishte divorcuar nga gruaja pak kohë më parë, ndërsa kanë edhe një fëmijë. Dje dëshmoi babai i viktimës, Jani Kacifa, i cili kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe kthimin e trupit të djalit.

Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra.

Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar. Pala greke ka kërkuar drejtësi, ndërsa ditën e hënë do të vijnë një oficer i policisë dhe një zyrtar i ministrisë së Jashtme për të marrë informacion në policinë shqiptare.

Ndërkohë që në javën e fundit në Athinë janë regjistruar thuajse cdo ditë protesta dhe episode të djegies së flamujve kuqezi. Gjithashtu para tre ditësh kishte edhe një alarm për bombë në ambasadën shqiptare, ndërsa dje zv/ ministri i Jashtëm grek tha se zbardhja e ngjarjes është test për negociatat mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat